Fushat e Specializimit Ligjor

Ofrimi i mbështetjes ligjore të personalizuar për çdo çështje.

Shërbimet Ligjore

E Drejta Familjare dhe Trashëgimia

Në fushën e të drejtës familjare dhe trashëgimisë, studioja jonë ofron asistencë për individë dhe familje që ndodhen përpara çështjeve të ndjeshme dhe të ndërlikuara. Shërbimet përfshijnë:

• Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të trashëgimisë, përmes negociatave ose proceseve gjyqësore për të garantuar një pasqyrë të drejtë dhe të ligjshme për të gjithë palët.

• Divorci dhe ndarja e pasurisë martesore, duke përfshirë përfaqësimin e klientëve në rastet e ndarjes dhe ndarjes së pasurisë.

• Kujdestari e fëmijëve dhe të drejtat prindërore, si dhe sigurimi i mbrojtjes së interesave të fëmijëve gjatë procesit të divorcit.

• Përgatitjen dhe këshilli, për testamentin dhe pasurive të trashëgimisë, duke siguruar përgatitje në përputhje me dëshirat e të ndjerëve.

Verifikim dhe Heqje Ekspulsi

Ne ofrojmë ndihmë ligjore për personat që janë përballur me masa të dëbimit (ekspulsit) nga vendet e BE-së, SHBA-së dhe të tjera. Shërbimet tona përfshijnë:

• Këshillim dhe mbështetje ligjore për të shmangur penalitete të mëtejshme që mund të prekin të drejtat e lëvizjes.

• Verifikimin e statusit të ndalimit të hyrjes në sisteme si SIS (Shengen Information System) dhe baza të tjera ndërkombëtare.

• Hartimin e kërkesave dhe ankimimeve për heqjen e masës së ndalimit të hyrjes.

• Ndjekjen e procedurave ligjore për rikthimin e të drejtës për të udhëtuar dhe qëndruar në vendin përkatës.

Kompensim për Fluturime të Vonuara ose Anuluara

Nëse keni përjetuar një vonesë ose anulim fluturimi, ne mund të ndihmojmë në sigurimin e kompensimit të duhur nga linjat ajrore. Shërbimet tona përfshijnë:

• Përfaqësim gjyqësor nëse është e nevojshme për të siguruar të drejtat tuaja financiare.

• Paraqitjen e kërkesave për kompensim në bazë të rregullores së BE-së dhe legjislacionit ndërkombëtar.

• Ndjekjen e procedurave ligjore nëse kompania ajrore refuzon të paguajë dëmshpërblimin.

• Negocimin dhe ndërmjetësimin me linjat ajrore për të arritur një zgjidhje të drejtë për klientin.

Aplikim dhe Ankimim për Vizë Angleze, Amerikane, Gjermane dhe Italiane

Ne ndihmojmë klientët në proceset e aplikimit dhe apelimit të vizave për vende si Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe të tjera. Shërbimet tona përfshijnë:

• Përfaqësim ligjor në institucionet përkatëse për të rishikuar dhe përmirësuar aplikimin.

• Asistencë në plotësimin e dokumentacionit për aplikime për viza turistike, studentore, pune apo biznesi.

• Rishikim dhe përgatitje e dokumenteve për të shmangur refuzimet e mundshme.

• Hartim ankimimesh dhe apelimesh në rast të refuzimit të vizës.

Çështje Civile dhe Administrative

Ne mbrojmë interesat e klientëve tanë në çështjet civile dhe administrative, duke ofruar:

• Përfaqësim ligjor për bizneset në çështje administrative dhe tregtare.

• Përfaqësim në çështje kontraktuale, duke përfshirë mosrespektimin e marrëveshjeve dhe borxhet e papaguara.

• Ndihmë në dëmshpërblimet për dëme materiale dhe jomateriale.

• Hartimin dhe depozitimin e padive për zgjidhje të konflikteve ligjore.

• Apelimin e vendimeve administrative dhe ndihmën për të siguruar të drejtat e klientëve kundrejt institucioneve shtetërore.

E Drejta e Punës dhe Konfliktet e Punësimit

Ne ndihmojmë punonjësit dhe punëdhënësit në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që lidhen me marrëdhëniet e punës, duke përfshirë:

• Përfaqësim ligjor në rastet e diskriminimit në vendin e punës dhe shkeljeve të të drejtave të punës.

• Hartimin dhe shqyrtimin e kontratave të punës për të siguruar kushte të drejta dhe të ligjshme.

• Mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në rastet e shkarkimit të padrejtë, pagave të papaguara ose shkeljeve të tjera.

• Ndihmë për punëdhënësit në përpilimin e rregulloreve të brendshme dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me punonjësit.

Çështje Penale dhe Mbrojtje Ligjore

Ne mbrojmë të drejtat e klientëve tanë në proceset penale, duke përfshirë:

• Mbrojtje për viktimat e krimeve dhe përfaqësim në kërkesa për dëmshpërblim.

• Përfaqësim në të gjitha fazat e procedurës penale, nga hetimi paraprak deri në gjykimin final.

• Hartimin e kërkesave për lirim me kusht ose reduktim dënimi.

• Ankimim ndaj vendimeve të padrejta gjyqësore.

Çështje të Pronësisë dhe Pasurisë

Ne ofrojmë shërbime ligjore për të gjitha çështjet që lidhen me pronën dhe pasurinë, duke përfshirë:

• Procedura për kthimin dhe kompensimin e pronave të konfiskuara apo të sekuestruara padrejtësisht.

• Regjistrimin dhe legalizimin e pronave në institucionet përkatëse.

• Hartimin dhe rishikimin e kontratave të shitblerjes për të siguruar një transaksion të drejtë dhe ligjor.

• Zgjidhjen e konflikteve pronësore dhe përfaqësimin e klientëve në gjykatë.

• Ndihmë për trashëgimi dhe ndarje pasurie sipas legjislacionit në fuqi.

E Drejta e Biznesit dhe Korporatave

Ne ofrojmë asistencë ligjore për bizneset dhe sipërmarrësit që kërkojnë mbështetje për të zhvilluar dhe mbrojtur aktivitetet e tyre. Shërbimet përfshijnë:

• Përfaqësim në mosmarrëveshje tregtare dhe zgjidhjen e konflikteve përmes arbitrazhit ose proceseve gjyqësore.

• Regjistrimin dhe licencimin e kompanive, përfshirë ndihmën në zgjedhjen e formës ligjore më të përshtatshme (SH.A., P.B.L., etj.).

• Hartimin e marrëveshjeve tregtare dhe kontratave të partneritetit, për të siguruar marrëdhënie të qarta dhe të mbrojtura ligjërisht mes palëve.

• Mbështetje ligjore në transaksione biznesi, si shitje, blerje dhe bashkëngjitje të kompanive.

Merrni ndihmë tani

Ofroj këshilla dhe mbështetje ligjore për çdo çështje.

WhatsApp

Pyetje te Shpesht

Si mund të kontaktoj avokatin për një çështje?

Për të kontaktuar Avokat Petrit Musaj për një çështje ligjore, mund të përdorni disa mënyra të thjeshta:

🏢 Takim në zyrë (me rezervim paraprak):
Rruga Jordan Misja, Pallati 172, Pallati “GENER 2”, Përballë kompleksit Ndregjoni, Tiranë, Shqipëri

📱 WhatsApp / Telefon: +355 67 73 46 511

📧 Email: avokatpetritmusaj@gmail.com

A mund ta bëni aplikimin për vizë pa qënë fizikisht në zyrë?

Po, aplikimi për vizë mund të bëhet edhe pa qenë fizikisht në zyrë.
Shumica e klientëve tanë na dërgojnë dokumentet e nevojshme të skanuara ose me foto sa më të qarta, dhe ne ndjekim të gjithë procedurën e aplikimit në emrin e tyre.

Mbi 50% e klientëve e kanë kryer aplikimin online, pa ardhur fare fizikisht në zyrë, dhe procesi ka qenë i suksesshëm.

A më jep garanci se viza do aprovohet Angleze (UK)?

Ne nuk mund të garantojmë miratimin e vizës, sepse vendimi përfundimtar i jepet nga autoritetet e UK-së.
Megjithatë, ne mund të sigurojmë që aplikimi juaj të jetë i plotë, korrekt dhe i dokumentuar mirë, duke rritur shanset për aprovimin e tij.”

Pa marrë parasysh kush jeni, kemi zgjidhjen për ju